Foto: VOA

Ngjarja në Poloni, pamje nga takimi urgjent i thirrur nga presidenti Biden - VIDEO

Udhëheqësit botërorë të mbledhur për një takim të vendeve të G-20 në Bali të Indonezisë, zhvilluan një takim urgjent mëngjesin e së mërkurës pasi dy individë u vranë gjatë shpërthimeve për të cilat autoritetet ukrainase dhe polake thonë se u shkaktuan nga raketa ruse.

Takimi u thirr nga Presidenti Joe Biden, tha Shtëpia e Bardhë, pas një shpërthimi në fshatin Przewodow në lindje të Poloninsë, pranë kufirit me Ukrainën.

Në takim morën pjesë udhëheqësit e Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë, Kanadasë, Holandës, Japonisë, Spanjës, Italisë, Francës dhe Britanisë së Madhe./VOA

/