Ngërçi në Prizren: Asambleja Komunale mbetet edhe më tej pa kryesues
Ka dështuar zgjedhja e kryesuesit të asamblesë komunale të Prizrenit në mungesë të kourumit.
Në mbledhjen e sotëm, zgjedhja e kryesuesit të asamblesë ka dështuar në dy raunde pasi që asamblistët e disa partive janë larguar.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka lëshuar mbledhjen pas propozimit të shefit të grupit të asamblistëve.
PDK edhe pse pati kandidat për kryesues të Asamblesë ka braktisur sallën.
Pas tyre kanë dalë edhe AAK, ndërsa mbledhja është ndërprerë por nuk është mbyllur për shkak të mungesës së kuorumit.
Zgjedhja e kryesuesit është shtyrë për një ditë të pacaktuar.
KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për këtë mbledhje.
Komuna e Prizrenit mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka.
Dorëheqja e kryesuesit të Asamblesë Komunale, Artan Abrashi, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e 6 tetorit, e ka lënë Asamblenë Komunale pa kryesues.
Nga muaji nëntor Asambleja Komunale nuk ka mbajtur asnjë mbledhje.
Muharrem Elezkurtaj do të jetë i propozuari nga Vetëvendosje për kryetar të Asamblesë Komunale.
Ndërsa nga opozita i propozuar për të zënë vendin e kryesuesit është Sulltan Badalli, i cili tashmë është asamblist i PDK-së.
Ndërsa partneri i Haskukës në Qevërisje ka braktisur mbledhjen e asamblesë.
Haziz Hodaj, shef i grupit parlamentar të LDK-së, si dhe partner në qeverisjen e Haskukës ka kërkuar të shtyhet mbledhja e asamblesë.
Kjo kërkesë sipas Hodaj ka ardhur pasi partnerët nuk kanë diskutuar rreth propozimit të kandidatit për të udhëhequr asamblenë.
Ndërkaq, shefi i asamblistëve të AAK-së, Ilir Baldedaj ka deklaruar se kjo parti do të qëndrojë në sallë por nuk do të marrë pjesë në votim.
Asambleja tashmë do të shkojë në raundin e tretë të zgjedhjes së kryesuesit.
Sipas Udhëzimit Administrativ nëse edhe për herët e tretë do të dështojë zgjedhja e kryesuesit i tërë procesi do të përsëritet.
Dështon raundi i parë i zgjedhjes së kryesuesit të Asamblesë në Prizren
Dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së kryesuesit të Asamblesë në Prizren
Kryetari i Asamblesë së Prizrenit fiton ulëse në Kuvend