Ngërçi i Brexit: Parlamenti britanik pezullon punimet

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i ka ndërprerë punimet e parlamentit britanik përcjellë me skena kaotike në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë pas humbjes së tij të gjashtë parlamentare në periudhën prej vetëm gjashtë ditësh. Ky vendim erdhi pasi që deputetët përsëri votuan për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme dhe njëkohësisht për ta detyruar kryeministrin britanik që të bëjë publikimin e përgatitjeve sekrete për një Brexit pa ndonjë marrëveshje paraprake, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Deputetët opozitarë, të pakënaqur me këtë vendim, janë shprehur me fjalë, të tilla si: “Turp për ju” në drejtim të deputetëve konservatorë, pasi që prapa shpinës së kryetarit të Parlamentit John Berkow, ata kishin filluar procedurat për ndalimin e punimeve të parlamentit deri me datën 14 tetor, përderisa deputetë të tjerë kishin vendosur slogane me fjalën “i heshtur” (silenced) si shenjë proteste në lidhje me këtë vendim.

Reagimi i Berkow ishte se “ky nuk është një standard ose normë normale” duke shtuar se një vendim i tillë përfaqësonte “një veprim të një aktvendimi ekzekutiv”. Deputetët e opozitës u përpoqën të ndalonin edhe fizikisht Berkow-in që të mos e linte karrigen e tij në mënyrë që të mos vazhdonte drejt Dhomës së Lartë ( House of Lords)  që të përfundojë procedurat formale të ndërprerjes së punimeve të parlamentit.

Diç më herët, Johnson i kishte bërë disa lëvizje të cilat do t’ia mundësonin atij të marrë një vendim për të ndërprerë punimet  e parlamentit për një kohëzgjatje prej pesë javësh dhe në mënyrë të përsëritur kishte refuzuar të paraqiste ndonjë vonesë për t’u larguar nga BE, edhe pse projekt-ligji për të parandaluar një Brexit pa një marrëveshje paraprake më 31 tetor kaloi në ligj të hënën dhe deputetët i refuzuan atij propozimin për zgjedhje të përgjithshme përpara kësaj date.

Sipas The Guardian, Boris Johnson ishte gjithashtu mjaft sfidues në raport me faktin nëse do ta kishte votën e mjaftueshme të parlamentit që ai të publikonte dokumentet e operacionit Yelloëhammer që detajonin planet e qeverisë për një pa marrëveshje Brexit, pasiqë  një version i dalë në fillim të gushtit paralajmëroi një vendim që do të rezultonte me një mungesë  të mundshme të ushqimit dhe ilaçeve.

Mocioni, i inicuar nga ish-deputeti i partisë Tory (Konservativët), Dominic Grieve, gjithashtu i drejtohej kryeministrit të bëjë publike mesazhet që kanë të bëjnë me pezullimin e parlamentit të dërguara nga këshilltari i tij i lartë, Dominic Cummings në WhatsApp, Facebook, media të tjera sociale si dhe përmes telefonave të tyrë personalë dhe zyrtarë. Grieve ka deklaruar se ai kishte informacion nga zyrtarët publik se korrespodenca të tilla përmbënin “skandal”.

Megjithatë, burime nga Qeveria sugjeruan që këshilltarët e kryeministrit më përpara do ti drejtoheshin veprimeve ligjore sesa të zbulonin komunikimet e tyre. Çdo refuzim për t’i përmbushur këto kërkesa mund t’i detyrojë ata dhe qeverinë drejt një denigrimi për vetë parlamentin.

Opsionet e kryeministrit më tej u ngushtuan edhe më  shumë të hënën pasdite, pasi projektligji i parlamentit për të parandaluar një Brexit pa një marrëveshje me më 31 tetor mori aprovimin e pallatit mbretëror dhe kaloi në ligj.

Më pas kryeministri nisi përpjekjen e tij të dytë për ta detyruar parlamentin të mbështesë një zgjedhje të përgjithshme për të marrë një mandat për dalje nga BE deri më 31 tetor, duke akuzuar liderin laburist Jeremy Corbyn si “qyqar” pse refuzoi tapërkrahë përpjekjen  etij. Sidoqoftë, Corbyn tha që Boris Johnson nuk mund të lejohej të diktonte kushtet e zgjedhjeve përpara se një Brexit pa marrëveshje të heqej nga rendi i ditës.

Vetëm 293 deputetë votuan në favor të zgjedhjeve të parakohshme, të cilat nuk mjaftuan për të plotësuar pragun e dy të tretave të deputetëve të kërkuar me Ligjin e Parlamenteve me mandat fiks. Humbja e votës do të thotë që tani nuk mund të ketë zgjedhje deri në mes të muajit Nëntor, sa më shpejt, duke pasur parasysh pezullimin e parlamentit.

Që krejt kjo të mos mjaftonte, John Bercow, Kryetari i Parlamentit njoftoi se do të dorëhiqet më 31 tetor nëse nuk do të mbaheshin zgjedhjet deri në atë kohë. Kjo do të thotë që pasardhësi i tij i menjëhershëm ka të ngjarë të zgjidhet nga parlamenti aktual, në të cilin nuk ka shumicë për një Brexit pa marrëveshje. Ai gjithashtu konfirmon se Berkow akoma do ta mbajë këtë post gjatë dy javëve të rëndësishme kur parlamenti të kthehet nga pezullimi në mesin e muajit Tetor.

Berkow, i cili mori një gamë atributesh nga laburistët dhe deputetët e tjerë të opozitës, ka qenë kontribues në fuqizimin e deputetëve opozitarë për të kërkuar llogari politike nga ekzekutivi në lidhje Brexitin dhe për të miratuar legjislacionin që parandalon daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja pa një marrëveshje paraprake.

Pak minuta pasi u bë njoftimi se ai do të tërhiqej pas 10 vjetësh në atë pozitë, Berkow tha se po lejonte Grieve, një ish-prokuror të përgjithshëm dhe Corbyn që të lëviznin për ta vënë kryeministrin Johnson nën presion. Ky lloj mekanizmi është përdorur më parë nga deputetët për ta shtyrë ish kryeministren, Theresa May, të bëjë publike këshillat juridike qeveritare në lidhje me Brexit-in.

Fjalimi i Corbyn kishte si qëllim ta detyrojë kryeministrin Johnson të deklarojë se do t’i përmbahej sundimit të ligjit, mes sugjerimeve që legjislacioni britanik (Neni 50) do të mund ta detyronte kryeministrin që të kërkujë një vonesë tre-mujore për Brexit nëse nuk arrihet një marrëveshje deri më 19 tetor.

Zëdhënësi zyrtar i kreeministrit Johnson insistoi të hënën se ai do t’i përmbahej sundimit të ligjit, por në të njëjtën kohë, Kryeministri ka thënë se ai më mirë “do të vdiste në një gropë” sesa të kërkojë një shtyrje të afatit sipas nenit 50. Johnson më vonë i tha Dhomës së Ulët në mënyrë të përsëritur se: “Nuk do të bëjë kërkesë për një shtyerje tjetër”.

Pas humbjeve, disa deputetë konservativë kanë deklaruar se ata besonin se Johnson po përpiqej të gjente një mënyrë për të rikthyer disa nga 21 konservatorët të cilët i humbi gjatë përpjekjeve për të kundërshtuar politikat e tij për Brexit javën e kaluar.

Qëllimi i mocionit të deputetit Grieve ishte të vërtetonte se kryeministri Johnson dhe administrata e tij kishin mashtruar deputetët me pretendimin e tyre se vendimi për të suspenduar parlamentin për pesë javë nuk kishte si qëllim të frustronte një debat për Brexit. Deputeti Grieve tha se ai kishte kërkuar informacione në lidhje me suspendimin sepse zyrtarët publikë e kishin informuar atë se “ata besonin se trajtimi i kësaj çështjeje ishte skandalizuar”.

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Qeveria britanike e ka suspenduar punimet e Parlamentit Britanik  në të dy Dhomat deri me 14 tetor – veprim ky i cili u dënua  nga partitë opozitare si dhe nga deputetët konservativë që janë kundër një dalje nga BE-ja pa një marrëveshje paraprake.

Pezullimin e parlamentit, lideri laburist Corbyn, e ka quajtur një vendim “të turpshëm” dhe akuzoi kryeministrin Johnson se ka qëllim të ikë nga përgjegjësia e tij si kryeministër.