Klinika Infektive QKUK - FOTO KALLXO - Mars 2020

Ngarkohet infektiva me të sëmurë nga COVID-19

93 raste me COVID- 19 janë duke u trajtuar në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

41 nga këto raste janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

“Sot, lirohet 1 rast i shëruar nga infeksioni me COVID- 19 dhe po ashtu, lirohet 1 rast pozitiv në gjendje stabile për vetizolim në shtëpi.”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste në gjendje kritike.

Mbrëmë në Repartin e Mjekimit Intensiv të klinikës ka ndërruar jetë pacienti 70 vjeçar nga komuna e Vushtrrisë.