Foto: Ilustrim

Ngacmon ish të dashurën, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një person në Gjakovë.

Arrestimi ka ndodhur pasi personi në fjalë dyshohet se ka ngacmuar vazhdimisht ish të dashurën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar ish të dashurën e saj”, ka njoftuar Policia.

Sipas PK-së, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Musa Zajmi”, rreth orës 16:30.

Tutje është thënë se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.