Ngacmoi seksualisht një grua, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në Malishevë, dje rreth orës 15:00.

Policia ka thënë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka thënë Policia.