Foto: Ilustrim

Ngacmoi një grua, arrestohet i dyshuari

Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se e ka ngacmuar një grua.

Sipas Policisë së Kosovës ngjarja ka ndodhur në Junik, dje rreth orës 18:05.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe se rasti është në procedurë hetimore.

“Është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti dyshohet se e ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.