Policia e Kosovës Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com

Ngacmoi një burrë në rrjete sociale, arrestohet e dyshuara

Një grua nga Istogu është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar nëpërmjet rrjeteve sociale një burrë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrakoc dje rreth orës 11:00.

Sipas Policisë, pas intervistimit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.