
Ilustrim
Ngacmoi një burrë dhe familjarët e tij, arrestohet i dyshuari
07.6.2023 - 10:32
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmim”.
Sipas raportit Policor i dyshuari ka ngacmuar një burrë dhe familjarët e tij.
“Raportohet se është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës mashkull kosovar dhe familjarëve te tij”- thuhet në raportin policor.
Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, Policia thotë se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.