Foto: Ilustrim

Ngacmoi Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, arrestohet

Prokuroria e Prishtinës, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E. H., pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë.

“I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Tutje është theksuar së ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale.​