Foto: Ilustrim

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Gjakovë

Një vajzë në Gjakovë është ngacmuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur me 16 janar rreth orës 12:00, por në polici është raportuar gjatë ditës së djeshme.

Sipas njoftimit të policisë, raportimi është bërë nga babai i vajzës, i cili ka raportuar se vajza e tij është ngacmuar seksualisht nga një person i dyshuar.

Në raportin e policisë nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar në lidhje më këtë rast.