Ngacmohet seksualisht një grua në Prishtinë

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është ngacmuar seksualisht nga një burrë më 01.10.2024.

Policia thotë se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari dhe dy persona të tjerë.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.