Policia e Kosovës

Ngacmohet seksualisht një e mitur në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës ne Gjilan, pasi që dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një femër të mitur.

Sipas Policisë së Kosovës, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.