Ilustrim

Ngacmohet seksualisht e mitura në Suharekë

Një burrë në Suharekë është shoqëruar në polici nën dyshimet për ngacmim seksual

Rasti ka ndodhur në Suharekë me 3 mars rreth orës 20:30 ku sipas policisë, i dyshuari e kishte ngacmuar vajzën e mitur në një kafiteri.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.