Foto: Ilustrim

Ngacmohet seksualisht e mitura në Prizren

Policia në Prizren ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ngacmim seksual.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në shtator të këtij viti.

I dyshuari sipas policisë është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht gjatë komunikimit të drejtpërdrejt, dhe gjatë komunikimit në rrjete sociale një të mitur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari për ngacmim seksual është dërguar në mbajtje.