Policia e Kosovës

Ngacmohet një e mitur në Gjakovë, rasti po hetohet nga Prokuroria

Në mesditën e ditës së djeshme, një e mitur është ngacmuar nga një person i moshës madhore në Gjakovë.

I dyshuari sipas zëdhënëses së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Yllka Shehu, ndodhet në ndalim prej 48 orësh, por sipas saj rasti më pas do të trajtohet në procedurë të rregullt.

“I dyshuari, me urdhër të prokurorit kujdestarë, ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ku i dyshuari në këtë rast i takon moshës madhore, ndërsa viktima është e mitur. Rasti është iniciuar si “Ngacmimi” dhe do të trajtohet në procedure të rregullt”- tha Shehu.

Ngjarja është raportuar edhe nga Policia e Kosovës. Në raportin 24 orësh u tha se rasti ka ndodhur më 20 tetor 2022, rreth orës 12:50.