Pritet ulja e çmimit të sigurimit të detyrueshëm të veturave

Çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm për automjete pritet të ulet nga viti i ardhshëm.

Kështu u tha në konferencën e përbashkët mes Zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare në Bankën Qendrore, Sokol Havolli dhe Kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

Të dy këta kanë thënë se janë duke trajtuar çështjen e çmimit të sigurimeve nga viti i kaluar dhe  janë zotuar që të punojnë drejt rregullimit të tregut të sigurimeve të veturave.

Havolli tha se gjatë vitit të kaluar BQK ka ndërmarrë veprime të nevojshme që të sigurohet kompensim i plotë i dëmeve ndaj palëve të dëmtuara.

“Kjo ka përfshirë por nuk është kufizuar edhe në rritjen e tarifave si dhe uljen drastike të shpenzimeve për kompanitë e sigurimeve nëpërmjet rregulloreve të BQK-së. BQK vazhdon të jetë e vendosur që gjatë këtij viti të gjitha kompanitë të arrijnë në pajtueshmëri të plotë me kërkesat rregullative”, ka thënë Havolli.

Ai tutje ka shtuar se BQK procesin e rregullimit të industrisë së sigurimeve e ka pasur prioritet të përbashkët dhe në agjendën e saj të përbashkët me institucionet financiare ndërkombëtare.

Ndërsa, Valon Prestreshi nga AKK ka thënë se kanë ofruar një zgjidhje për rregullimit e konkurrencës së lirë edhe në industrinë e sigurimeve.

“Ne si AKK ofruam zgjidhje konkrete që bazohen në parimin e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është edhe bazë e rregullimit ekonomik të sistemi kushtetues të Republikës së Kosovës.PriNe i kemi rekomanduar vitin e kaluar ku kemi theksuar nevojën për liberalizimin e këtij tregu dhe të mos kemi çmime të unifikuara të primit të TPL-së dhe kështu t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në këtë treg”, ka thënë Prestreshi.

Kujtojmë se vitin e kaluar Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka marrë vendim për rritje të çmimit të sigurimit të veturave.

BQK i rrit çmimet për sigurimin e veturave