Nga Vetëvendosja thonë se është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve për vaksinim te salla "1 Tetori"

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka thënë se tashmë është nën kontroll pritja e qytetarëve për vaksinim në salëën “1 Tetori”, e cila aktualisht është duke u shfrytëzuar si Qendër e Imunizimit të qytetarëve me vaksinën anti COVID-19.

“Është vendosur në kontroll pritja e qytetarëve në sallën “1 Tetori”, që presin të vaksinohen”, ka shkruar Manxhuka në Facebook.

Ai ka bashkëngjitur edhe dy fotografi për të cilat ka thënë se janë realizuar në orën 12:00. Njëra tregon të moshuarit e ulur brenda sallës dhe një tjetër vendosjen e rrethojave jashtë sallës “1 Tetori”.

Kontingjenti prej 38 mijë e 400 vaksinave “AstraZeneca” kanë arritur të mërkurën në Kosovë ndërsa sot janë shpërndarë vaksinat nëpër komunat e Kosovës dhe në disa prej tyre edhe ka filluar vaksinimi.

Në Prishtinë, në hyrje të sallës “1 Tetori” gjatë ditës së mërkurë por edhe sot janë krijuar grumbuj të personave të moshuar në pritje të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë është arsyetuar se shumica prej tyre kanë ardhur prej komunave të tjera.

Pak minuta më herët ka filluar edhe vendosja e rrethojave, të cilat do të ndihmojnë në menaxhimin e atyre që vijnë për vaksinim.

Qytetari e krahason pritjen për vaksinë me ato për të marrë bukë më 1999 në Bllacë- VIDEO