Ilustrim

Nga Suhareka u ikën policisë, arrestohet në Ferizaj me drogë

Një person nga Suhareka i cili është i lidhur më rastin “Posedim i narkotikëve”, rast ky i ndodhur në Suharekë është munduar të ikë nga policia me veturën personale, por i njëjti është është ndaluar nga policia rajonale e Ferizajt.

Gjatë arrestimit, i dyshuari ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor.

Pas sulmit zyrtari policor ka pranuar ndihmën e mjekut.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Me vendim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.