Nga sot për të hyrë në Shqipëri nuk kërkohet asnjë dokument lidhur me COVID-19

Nga sot më 1 maj të gjithë shtetasit që hynë në Shqipëri nga çfarëdo pikë kufitare nuk kanë nevojë që të paraqesin asnjë dokument që ka të bëjë me COVID-19.

Sipas vendimit që është marrë ditë më parë, është hequr detyrimi për të paraqitur një dokument të vaksinimit, një dokument negativ ose vërtetimin e shërimit nga COVID-19.

Krahas lehtësimit të masave, shteti fqinj ka lejuar muzikën pas orës 23:00 dhe rihapjen e klubeve të natës.