Logo, MPMS

Nga sot pensionistët duhet të lajmërohen për marrjen e pensioneve

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) ka njoftuar se të gjithë pensionistët të cilët ishin liruar nga lajmërimi në zyrat e pensionimit për shkak të pandemisë, nga sot obligohen të lajmërohen në komunat ku jetojnë.

“MPMS, përmes këtij njoftimi njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë Covid-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë”, thuhet në njoftim.

Qeveria Kurti kishte liruar pensionistët  nga obligimi i lajmërimit çdo gjashtë muaj nëpër qendrat përkatëse për vazhdimin e pensionit.