Ilustrim

Nga sot orë e re policore në Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok

 

Katër Komunat veriore të Kosovës, Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku, nga sot do të jenë në orë policore prej orës 12.

Një vendim i tillë është marr pas mbledhjes emergjente të cilën e ka marr shtabi i emergjencave për komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan.

Kryetari i Mitrovicës ë veriut Goran Rakiç ka njoftuar se ky vendim hynë në fuqi nga sot dhe do të zgjasë për 14 ditë.

Ndërsa lëvizja e qytetarëve do të jetë de kufizuar nga ore 12 deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Këto masa janë marr pasi ditët e fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në këto qytete, e bashkë me këtë edhe mundësia e përhapjes.

Rakiç ka njoftuar se vendimi është marr në Koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, epidemiologët dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Me këtë rast si kohë kur lejohet lëvizja është ora 06:00 deri në orën 12:00 të mesditës.

Ndërsa është ndaluar grumbullimi në ambientet e mbyllura, lëvizja në grupe me shumë se dy persona. Bartja e maskave dhe doreza është e detyrueshme.

Dyqanet ushqimore janë të detyruar që disa herë gjatë ditës të dezinfektojnë hapësirat e tyre, posaçërisht karrocat e maketeve, si dhe të organizojnë punën e tyre që në hapësirat e punës të jenë sa më pak punëtorë, pra vetëm ata që janë të nevojshëm.

Deri më tani në Kosovë, me COVID-19 janë infektuar 227 persona, kanë vdekur 7 dhe janë shëruar 38 pacientë.