Kufiri Kosovë - Serbi në Merdare - Foto: REL
Nga sot mërgimtarët nuk paguajnë policën kufitare
Nga dita e sotme, mërgimtarët që udhëtojnë drejt Kosovës nuk kanë nevojë të paguajnë policën kuftiare.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se me marrëveshjen e arritur me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) dhe Byron Kosovare të Sigurimit (BKS), Qeveria ka mbuluar çmimin e reduktuar për 35%.
“Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro. Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejtë”, ka shkruar ministri Murati.
Qeveria e Kosovës me 22 qershor të mori vendim për mbulimin e plotë të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për të mbuluar policen e sigurimit.
Mirëpo me këtë vendim të BQK-së, Qeveria e Kosovës do të paguaj vetëm 65% të policës së sigurimit, ndërsa pjesa tjetër prej 35% do të paguhet nga BQK.
Qeveria do të paguaj 35% me pak për policën e sigurimit, këtë vlerë do ta mbuloj BQK