Nga sot lejohet hapja e galerive të artit

Nga dita e sotme do lejohet hapja e galeritë e artit mbarë vendin, shumës dy muaj pas mbylljes për shkak coronavirusit. 

Kjo hapje, galerive do t’ju mundësojë edhe kthimin e vizitorëve për të parë ekspozita, por, galeritë do të jenë të detyruar të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë. 

Galeria Kombëtare do jetë e hapur nga dita e nesërme për vizitorët dhe por do marrë masa për shkak COVID-19. 

“Për vizitorë GKK-ja hapet nesër pasi të hënave nuk punon salla. Ndërsa gjatë vizitave nuk do të lejohen më shumë se 2-3 veta në sallë”, ka thënë drejtoresha e GKK-së, Arta Agani për Kallxo.com. 

 Ndërsa në dispozicion të vizitorëve do të jenë dy ekspozitat e ndërprera, ekspozita “heshtje e rende” të Burim Gashi në sallën Salla 1 dhe ekspozitën e fotografive të  shpërblyera  të “Worldpress” në sallën 2. 

 Nga sot do hapet edhe Galeria e Ministrisë Kulturës KompleksinQafa”.  

 “Po, Galeria është e hapur për vizitorë. Masat që do t’i ndërmarrim janë ato të cilat përcaktohen nga Ministria e Shëndetësisë ka thënë për Kallxo.com, Dhurata Ramosaj, menaxhere e kësaj galerie. 

 Ajo ka thënë se aktualisht këtë galeri është e hapur ekspozita e Argenita Fetahut. 

 Në fazën e dytë të masave lehtësuese nga Qeveria, përveç galerive do të hapen edhe muzetë, ndërsa nga 1 qershori edhe teatrot dhe kinematë.