Nga sot fillon aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti

Zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi, ka thënë se aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit të parave nga Trusti pensional fillon nga dita e sotme në orën 15:00

Ai në emisionin e KALLXO.com tha se këto para pritet të dalin më së largu më 25 dhjetor.

“Aplikimi fillon të premten në orën 15:00, aplikacioni që e kanë zhvilluar nuk ka kufizim për personat që mund të hyjnë njëherësh. Arsyeja pse ka rënë për herë të fundit është se ai server është bërë në vitin 2010 dhe askush nuk e ka menduar që 600 mijë kontributdhënës do hyjnë përnjëherë në sistem,” tha ai.

“Paratë nuk dalin në mënyrë automatike, pagesat janë menduar të bëhen në dy javë pasi kjo është një punë më me presion, kemi menduar t’i bëjmë dy javore e jo në muaj si e kemi zakonisht. Pagesën e parë po planifikojnë ta bëjmë nga 23 deri 25 dhjetor,” ka thënë Krasniqi.