Nga sot edhe 12 vjeçarët mund t’i marrin dozat e treta të vaksinës anti-COVID
Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi bëri të ditur se ka aprovuar ditë më parë dhënien e dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 edhe për grup-moshën 12 + vjeçare, për personat të cilët kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19 së paku pesë muaj më parë.
Tutje, sipas ministrisë, vaksinimi kundër COVID-19 vazhdon të kryhet në njësitë e vaksinimit në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor nëpër komunat e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen pa hezitim.
Sipas, ministrisë së Shëndetësisë, vaksinimi është dëshmuar të jetë mënyra më e mirë dhe më efikase për të parandaluar infeksionin nga COVID-19, format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet nga COVID-19.
Ditë më parë misioni USAID njoftoi se në Kosovë kanë arritur dozat e para të vaksinave anti COVID-19 për fëmijë. Këto vaksina janë donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Arrijnë në Kosovë vaksinat e para anti – COVID-19 për fëmijë