Nga Robert De Niro tek Meryl Streep, aktorët që kanë fituar më së shumti “Oscar”

Për shumicën e aktorëve të fitojnë ose të nominohen për çmimin “Oscar” është kulmi i suksesit të tyre.

Që nga viti 1937 ka pasur aktorë të ndryshëm të cilët kanë arritur të plotësojnë karrierën e tyre me “Oscar” dhe disa të cilët nuk kanë ndaluar me vetëm një çmim.

Listës së aktorëve me më së shumti çmime këtë vit priten t’i shtohen edhe  Leonardo DiCaprio, Charlize Theron dhe Renee Zellweger shkruan The Independent.

Katharine Hepburn ishte aktorja e cila ishte katër herë fituese dhe 12 herë e nominuar. Ajo fitoi si aktorja më e mirë për filmat “Morning Glory”, “Guess Who’s Coming to Dinner” , “The Lion in Winter” dhe  “On Golden Pond” .

Ndërsa,  e dyta në këtë listë është Meryl Streep me 21 nominime prej të cilave 17 për aktoren kryesore dhe gjithsej ka fituar tri çmime. Aktorja më e mirë në rolin kryesor me  “Sophie’s Choice” (1982), dhe  “The Iron Lady” (2011) ndërsa në rolin dytësor filmin “Kramer vs. Kramer” (1979).

Njëjtë si protagonistja e “The Iron Lady” me nga tri çmime  qëndron  aktori kryesor i filmit “Lincoln” Daniel Day-Lewis dhe  Walter Brennan, Jack Nicholson, Ingrid Bergman.

Vitin e kaluar, Mahershala Ali mori Oscarin e tij të dytë, për foton më të mirë në filmin Green Book . Ai në vitin 2017 fitoi për aktorin më të mirë në rol dytësor në filmin “Moonlight.”

The Independent ka publikuar listën e 41 aktorëve që kanë fituar çmime ndër vite:

Mahershala Ali (2019) , Christoph Waltz,  Kevin Spacey, Hilary SWank, Vivien Leigh, Dianne Wiest,  Peter Ustinov, Jason Robards, Melvyn Douglas, Shelley Winters, Anthony Quinn, Glenda Jackson ,Maggie Smith, Bette Davis, Fredric March, Sally Field, Elizabeth Taylor, Sean Penn, Frances McDormand, Gene Hackman, Tom Hanks, Olivia de Havilland, Jodie Foster, Michael Caine ,Gary Cooper, Jessica Lange, Dustin Hoffman, Jane Fonda, Robert De Niro ,Cate Blanchet, Jack Lemmon, Marlon Brando, Spencer Tracy, Luise Rainer, Helen Hayes, Denzel Washington, Walter Brennan, Jack Nicholson, Ingrid Bergman, Daniel Day-Lewis, Meryl Streep, dhe Katharine Hepburn (1933).

Përgatiti- Antigona Isufi