Viola Von Cramon

Nga rinumërimet te votat e helmuara, BE kërkon reformë zgjedhore për Kosovën

Gabimet në formularë që quan në rinumërime të shumta janë vetëm një nga vërejtjet që Bashkimi Europian pati për mënyrën se si u organizuan zgjedhjet në Kosovë më 6 tetor.

Shefja e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e fundit, Viola Von Cramon Taubadel, një një intervistë për emisionin “Jeta në Kosovë” ka folur lidhur me gjetjet e këtij misioni që u publikuan në një raport më 24 janar.

Von Cramon theksoi problemet me lista të votuesve dhe mungesën e transparencës së financave të partive.

“Ju duhet ta dini kush do të paguajë, kush do të kontribojë në cilën parti. Ne kemi nevojë për mbikëqyrje transparente në financimin e partive politike para, gjatë dhe pas fushatës zgjedhore dhe jo të publikohen 6 vite pas”, tha ajo.

Politikanja pati kritika edhe për atë se organet e rendit nuk e bënë të qartë se çfarë ndodhi me incidentin e helmimit të votave që kishin ardhur nga Serbia.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: