Nga paraburgimi, dërgohet në arrest shtëpiak i dyshuari për aksidentit ku vdiqën 5 persona

Nga paraburgimi, Gjykata e ka dërguar në arrest shtëpiak të dyshuarin për shkaktimin e aksidentit në fshatin Koshare të Ferizajt, të ndodhur më 6 qershor 2021, ku kishin vdekur 5 persona.

Lidhur me këtë rast i dyshuari për shkaktim të aksidentit, Erton Musliu, ishte në paraburgim deri të premten e kaluar. Lajmin për ndërprerjen e paraburgimit dhe caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit, e ka bërë të ditur Albenora Bekteshi, zyrtare për informim në Gjykatën e Ferizajt.

“Po masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për shkaktimin e aksidentit në fjalë me kërkesën e Prokurorit, të premten e kaluar i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak”, ka thënë Bekteshi për KALLXO.com.

Nga aksidenti kishte ndodhur fshatin Koshare të Ferizajt, në vendin e ngjarjës kishin vdekur 4 persona, kurse ishte lënduar rëndë edhe një grua, e cila nga plagët e rënda, kishte vdekur 10 ditë më pas. Të vdekurit e këtij aksidenti ishin anëtarë të një familjeje.

KALLXO.com ka raportuar edhe më parë për këtë rast.

Aksidenti me fatalitet në Ferizaj, arrestohet një person