Foto Ilustrim: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga pakujdesia qëllon me pushkë ajrore në kokë familjarin

Një burrë nga Prishtina është arrestuar pasi nga pakujdesia kishte shkrepur me pushkë ajrore, duke qëlluar në kokë një familjar.

Në raportin e Policisë thuhet se viktima ka marr trajtim mjekësor, i është larguar predha dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Nga Policia potencohet se është konfiskuar pushka ajrore dhe predha, ndërsa me vendim të Prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.