Nga ora 22:00 u ndalet uji konsumatorëve që furnizohen nga Badovci

Kompania e Ujësjellësit ‘Prishtina’ ka njoftuar se sonte nga ora 22:00 do të ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm i konsumatorëve që furnizohen nga Badovci.

Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë 3 orë, për shkak të shpëlarjes së gypit të çelikut që vjen nga Badovci.

“Arsyeja e realizimit të kësaj shpërlarje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh. Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve”, thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’.