Nga një vend i rrethuar me gjemba, në një qendër filmi

“Green Festival” për tri netë radhazi shfaqi filma dhe organizoi aktivitete kulturore afër Qendrës e Kulturës në Mitrovicë dhe skaj  lumit Kej, ku për disa vite pas luftës  ishin vende të rrethuar me gjemba.

“Pavarësisht reagimeve dhe provokimeve nga grupe të caktuara destabilizuese, ne ia dolëm të shfaqnim filma për tri net dhe ta fillonim një aktivitet kulturor i cili akoma vazhdon rrugëtimin e tij nën emrin “Green Open Air Cinema”, njofton Green Festival në Facebook.

Sipas Green Festival, pas heqjes së barrierave të metalta dhe gjembave nga KFOR-i , për të rikthyer qytetarët, me fokus të rinjtë në hapësirat publike të qytetit të Mitrovicës, në vitin 2009, organizata kulturore 7Arte kishte  organizuar edicionin e parë të Kinemasë së Hapur n’Ibër me qëllim të “kurimit” të asaj zone të tensionuar e të promovuar kryesisht në lajme që dëmtonin imazhin e zonës dhe vet qytetit të Mitrovicës.