
Mensa e Studentëve/Facebook
Nga nesër studentët mund të shërbehen me ushqim brenda në Mensë
28.2.2022 - 17:28
Duke filluar nga dita e nesërme, më 1 mars, studentët që janë banues të konvikteve mund të hanë ushqim në Mensë.
Kështu ka njoftuar Qendra e Studentëve në Prishtinë.
“Në vendim e fundit të marr nga Qeveria e Kosovës për lehtësimin e masave me covid19, Qendra e Studentëve njofton studentët banues se nga data 01 mars 2022 ushqimi në mensë do të servohet brenda restaurantit të mensës”, ka njoftuar QS-ja në profilin në Facebook.
QS ka thënë se deri më tani për shkak të masave dhe rekomandimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ushqimi është servuar në formën “merre me vete”