Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga nesër rikthehet puna në ambulancat specialistike të ShSKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar së nga nesër do të rikthehen shërbimet në ambulancat specialistike. Kjo pas rënies së numrit të të spitalizuarve me COVID-19 në këto klinika.

Që nga 30 gushti të gjitha ambulancat specialistike të ShSKUK-së kishin pezulluar shërbimet pasi që hapësirat e këtyre ambulancave kanë shërbyer për spitalizimin e pacientëve me COVID-19.

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

( ShSKUK), njofton se nga data 22 shtator 2021 ( e mërkurë), do të rikthehet puna në ambulanca specialistike ,  për shkak të rënies së numrit të pacientëve të spitalizuar me COVID-19.

Poashtu,  nga dita e sotme, 20 shtator 2021, hapësirat  e klinikave interne janë liruar,  më nuk ka pacientë me COVID-19.

Pritet që pas dezinfektimit të hapësirave klinikat të kthehen në hapësirat e tyre.