Nga nesër parkingjet me pagesë në tri zona në Prishtinë

Nga nesër (13.01.2021) në Prishtinë, të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të paguajnë për t`i parkuar veturat e tyre.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti sot para mediave shpalosi projektin e menaxhimit të parkingjeve në kryeqytet.

Ai tha se shumicën e parkingjeve të mëdha i kanë marrë nën menaxhim.

“Ne po bëjmë atë që shumica e kryeqyteteve të mëdha e bëjnë. Shumicën e parkingjeve të mëdha i kemi marr në menaxhim, tek Santea dhe në Breg të Diellit. Duke filluar nga nesër dhe duke filluar në tre rrugë do të fillojmë pagesën për çdo makinë. Prej nesër fillon fushata vetëdijësuese 3 javore”, potencoi Ahmeti.

Tutje ai shpalosi fletushkat vetëdijësuese, përmes fletushkave qytetarët do të mësojnë se cilat aplikacione të i shkarkojnë në telefon në mënyrë që të bëhet pagesa e parkingut përmes tyre.

“Fletushkat do të shpërndahen në krejt qytetin. Paguhet për minutë në ato pjesë ku janë të parkuara”, tha tutje ai.

Dënimi për ata që nuk paguajnë parkingun është 25 euro.

Liridon Restelica, kryeshef ekzekutiv në ‘Prishtina Parking’, tha se janë aprovuar tri zona, ku për secilën zonë qytetarët duhet të paguajnë për një muaj apo për një vit.

Zona një 10 euro në muaj, apo 100 euro për një vit, zona tre 7 euro për muaj, apo 70 euro për një vit, gjithashtu zona tre 5 euro për muaj apo 50 për një vit.

“Kur dëshiron të paguani për parking duhet t`i shkruani targat dhe zonën, përshembull zona 1, zona 2. Janë aprovuar tri zona, zona një 10 euro zona dy 7 euro zona tre 5 euro”, tha Reselica.