Foto: Facebook/ Lumir Abdixhiku

Nga nesër nis asfaltimi i rrugës në Brezovicë drejt qendrës së skijimit

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka njoftuar se nga nesër (e mërkurë), do të bëhet asfaltimi i rrugës regjionale R210 – segmenti Brezovicë – Qendra e Skijimit.

Sipas njoftimit, të mërkurën do të asfaltohet shtresa qarkulluese në gjatësi prej 4.5 km.

Ministria ka bërë të ditur se rruga është e pakalueshme deri më datë 23 tetor, ora 16:00 (e shtunë).