Nga nesër në Kosovë temperatura shumë të larta
20.6.2021 - 16:24
Duke filluar nga nesër, temperaturat në Kosovë pritet të shkojnë në mbi 30 gradë Celsius.
Siç njofton web-faqja weather.com, nga nesër në Kosovë temperaturat do të jenë përvëluese.
Për së paku një javë temperaturat do të jenë mbi 30 gradë Celsius, e kulmi do të arrijë ndërmjet të martës dhe të shtunës, kur temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.