
Komuna e Prishtines
Nga nesër hapet konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe publike
21.6.2020 - 20:02
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike hapet nesër, më 22 qershor.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen e Komunës së Prishtinës, afati për aplikim është deri më 6 korrik.
Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se nga pagesat janë liruar: fëmijët e invalidëve të luftës, fëmijët bonjakë, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët në asistencë sociale, fëmijët me njërin prind, fëmijët e veteranëve të luftës.
Detaje për aplikimin mund të gjeni në këtë link.