Shkolla Fillore Elena Gjika. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nga nesër fillojnë mësimin klasat e mbetura fillore dhe të mesme

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka njoftuar që nga nesër do të fillojë mësimi i kombinuar për nxënësit e klasave 7, 8, 9, 11 dhe 12.

Kjo do të ndodh përveçse nëse menaxhmenti i shkollës dhe task forca e secilit institucion, pasi të ketë vlerësuar situatën, mund të vendosin për ndonjë skenar tjetër, në mënyrë që të respektohen strikt rregullat e Udhëzuesit për organizimin e mësimit në kushte pandemie.

“Nxënës të dashur, ju lutem që të jeni të vëmendshëm dhe të respektoni rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga COVID-19. Ju lutem, po ashtu, prindërve që të flasin më shpesh me fëmijët e tyre, në mënyrë që kjo situatë e re për gjithë botën, të jetë më e lehtë dhe të kalojmë sa më shpejt në normalitet”, ka shkruar ministri Likaj.