Nga nesër do të përmirësohet moti në Kosovë

Java e ardhshme pritet të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), në mëngjes pritet të ketë mjegull nëpër ultësira, si pasojë e rënies së temperaturave minimale.

“Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë. Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në mëngjes, nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale”, thuhet në njoftim.

Derisa, riga të dobëta shiu pritet të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

Sipas IHMK-së, temperatura minimale do jetë 3 gradë Celcius, ndërsa ajo maksimale deri në 19 gradë Celcius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftim.

Edhe kushtet agrometeorologjike, sipas IHMK-së do të jenë të mira si rezultat i reshjeve të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit tonë.

Instituti potencon se sasitë më të larta të reshjeve u regjistruan në verilindje (diku 110 litër për metër katror) dhe lindje të vendit (rreth 95 litër për metër katror) derisa edhe pjesët tjera të vendit kishin reshje të mira, mesatarisht 30-70 litër për metër katror.

Në viset e larta mbi 900 metra mbi nivel të detit trashësia e borës ka lëvizur ndërmjet 15-20 cm.