Ilustrim

Nga Kosova pritet të largohen 32 mjekë

Nga Kosova pritet të largohen 32 mjekë. Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Pleurat Sejdiu, drejtor i Odës së Mjekëve të Kosovës.

“Këta mjekë shumica dërrmuese janë të papunë, do të thotë mjekë të përgjithshëm dhe vetëm 27% prej tyre kane qenë specializantë”- ka thënë Sejdiu.

Këta 32 mjekë kanë kompletuar dokumentet, kryesisht për Gjermani.

“Këtë vit janë 32 mjekë te rinj që kanë kompletuar dokumentet për largim dhe gati të gjithë për Gjermani” – shtoi ai.

Sejdiu ka përmendur edhe arsyet.

“Arsyeja kryesore është pamundësia për punësim, pasi që këta që po largohen siç e thash me arsye shumica janë të papunë, pastaj kushtet e punës dhe shkollimit specialistik si dhe paga”- ka përfunduar ai.