Pamje nga Vushtrria

Nga kjo javë, e diela ditë pushimi në Vushtrri

Vushtrriasit nga kjo e diel nuk do të punojnë.

Kjo pasi që Komuna e tyre sot ka marrë vendim që kjo ditë të jetë pushim.

Vendimi erdhi pas diskutimit publik që sot mbajti kryetari i kësaj Komune me përfaqësuesit e bizneseve në Vushtrri.

Sipas rregullores së miratuar, e diela do te jetë ditë pushimi përveç bizneseve të kategorive të caktuara, të cilat do të vazhdojnë të punojnë.

Me anë të kësaj përcaktohet orari i punës së bizneseve në lëmin e tregtisë, hotelerisë, zejtarisë dhe ndërtimtarisë.

“Rregullorja ka për synim të vendos një rregull sa i përket orarit të punës dhe të mbrojë të drejtat e punëtorëve në sektorin privat që e diela të jetë një ditë pushimi. Qëllimi i Komunës është përkrahja e bizneseve  e jo dëmtimi i tyre”, tha Xhafer Tahiri, i pari i Vushtrrisë.