Nga këto komuna vijnë të prekurit me COVID-19 në 24 orët e fundit
18.7.2020 - 15:41
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë ditës së sotme kanë rezultuar 145 persona pozitiv me COVID-19.
Sipas IKShPK-së, prapë numri më i madh të infektuarve vjen nga Prishtina me 58 raste.
Pastaj Komuna e Gjilanit me 17 raste, komuna Ferizajt me 10 raste, komuna e Fushë Kosovës me 9 raste, komuna e Vushtrrisë me 8 raste, komuna e Pejës me 6 raste, komuna e Mitrovicës me 6 raste, komuna e Skenderajt me 6 raste, komuna e Prizrenit me 4 raste.
Ndërsa me nga 3 raste janë komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti.
Me nga 2 raste janë komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë
Ndërsa me nga 1 rast janë komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh.