Coronavirus

Nga këto komuna të Kosovës janë 77 të infektuarit e sotëm me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka njoftuar se nga 437 mostra të marra sot nga Klinika Infektive, kanë konfirmuar pozitiv 77 raste me COVID-19.

Sipas këtij njoftimi, 21 raste janë nga komuna e Prishtinës; 9 raste në komunën e Gjilani, sipas vendbanimit 8 në qytet dhe një në fshatin Malishevë; 7 raste në komunën e Mitrovicës, sipas vendbanimit 4 në qytet, 1 në fshatin Shipol, 1 në Gushavc dhe 1 në fshatin Tuneli i parë; 7 raste në komunën e Podujevës, sipas vendbanimit të gjitha në qytet.

Në komunën e Drenasit janë konfirmuar 5 raste, të gjitha në qytet; 5 raste në komunën e Prizrenit, sipas vendbanimit 4 në qytet dhe një në fshatin Rogovë; 4 raste ne komunën e Vitisë, sipas vendbanimit 2 në fshatin Pozharan dhe 2 në Sllatinë e Epërme; 4 raste në komunën e Vushtrrisë, sipas vendbanimit 2 në qytet, një në Novolam dhe 1 rast në Stanovc i Poshtëm.

Në komunën e Fushë Kosovës janë konfirmuar 4 raste, sipas vendbanimit të gjitha në qytet; 4 raste në komunën e Obiliqit, sipas venbanimit 3 në Milloshevë dhe 1 në Plemetin; 3 raste në komunën e Skenderajt, të gjitha në qytet; 2 raste në komunën e Ferizajt, të dyja në fshatin Komogllave dhe nga 1 rast është konfirmuar në komunën e Gjakovës dhe të Mamushës.

Testohen 437 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet