COVID-19 - Ilustrim: Naser Fejza

Nga këto komuna janë të infektuarit me COVID-19 sot

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 66 persona të infektuar me COVID-19.

Rastet e shënuara janë të komunave të ndryshme, ku më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 22 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Deçan 7 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Istog, Klinë, Kllokot, Rahovec dhe Vushtrri”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se sot janë shëruar edhe 141 persona të cilit ishin infektuar nga coronavirusi, kurse  numri i rasteve aktive është 1.778 dhe asnjë viktimë sot.