Foto: KALLXO.com

Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 46 persona të infektuar me COVID-19.

Rastet e shënuara janë të komunave të ndryshme, ku më së shumti të infektuar janë regjistruar në Prishtinë.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste,  komuna Gjakovë 5 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Podujevë 4 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Gjilan 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Ferizaj dhe Malishevë”, ka bërë të ditur IKShPk.

Po ashtu është bërë e ditur se janë shëruar edhe 100 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.088 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.674.