Nga këto komuna janë rastet e reja me COVID-19

Sot në vendin tonë janë shënuar edhe 114 raste të reja me COVID-19.

Nga këto raste pozitive, komuna më e prekur është Ferizaj dhe ajo e Prishtinës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”, ka bërë të ditur IKShPK përmes një njoftimi.

Në total numri i të prekurve me COVID-19 në Kosovë është 3178, 1824 të shëruar edhe 58 viktima. Kurse, raste aktive janë 1296 persona.

Dalin rezultatet e 304 mostrave për COVID-19, shifra alarmante të të infektuarve

.