Nga këto komuna janë 79 e infektuarit e sotëm me coronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 210 mostra të marra nga Klinika Infektive, 79 prej tyre janë dalë pozitiv me COVID-19.

Sipas njoftimit, rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 40 raste, komuna e Vushtrrisë 10 raste, komuna e Fushë Kosovës 7 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, komuna e Skenderajt 2 raste, komuna e Lipjanit 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Gjilan, Istog, Malishevë, Mamushë, Pejë dhe Suharekë.

Ndërsa deri më tani, sipas IKShPK-së, numri total i të infektuarve është 2,878 raste, 51 kanë vdekur.

Po ashtu, sot janë shëruar edhe 71 pacientë, duke e quar numrin e të shëruarve në total në 1,577 raste, kurse 1,250 janë raste aktive.

Sot u testuan edhe 210 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet