Nga këto komuna janë 118 të infektuarit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar rezultatet e 489 mostrave të testuara për COVID-19.

Nga mostrat e testuara, 157 persona kanë rezultuar të shëruar dhe 118 të tjerë të infektuar me COVID-19.

Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 48 raste, komuna e Ferizajt 11 raste, komuna e Fushë-Kosovës 9 raste, komuna e Drenasit 7 raste, komuna e Pejës 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Gjakovës 3 raste, komuna e Podujevës 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Në 24 orët e fundit 5 persona kanë vdekur nga COVID-19 duke e çuar numrin total në 135.

Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 5,735 raste pozitive me COVID-19 ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 2,968.