Nga këshilltare politike e kandidate për deputete e PDK-së, në staf civil

Ish këshilltarja politike e ministrit të kulturës, e cila ishte edhe kandidate e PDK-së në zgjedhjet qëndrore të 2017-tës, Jehona Shyti, tash e tutje do të shërbejë si staf civil në MKRS.

Shyti, e cila më herët ishte këshilltare politike e Memli Krasniqit, e më pas edhe shefe e kabinetit e ministrit aktual të kulturës, Kujtim Gashi, tash e tutje do të shërbej si staf civil në këtë ministri,

Sipas njoftimt të MKRS-së, thueht se Shyti ka dalë kandidatja më e suksesshme në konkursin për të udhëhequr departamentin e kulturës. Ajo tash e tutje do të jetë drejtoreshë e këtij departamenti në këtë ministri.

Në këtë mandat, Jehona Shyti ishte këshilltare politike dhe shefe e kabinetit të ministrit, Kujtim Gashi. E më herët ishte edhe këshilltare politike e ish ministrit, Memli Krasniqi.

Shyti ishte kandidate e PDK-së për deputete në zgjedhjet qendrore të 2017tës. Ajo kandidonte në listë me numrin 81.

KALLXO.com ka kontaktuar me Jehona Shytin, e njëjta nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.